Monika Kryemadhi: Bye bye Edi! 85% e shqiptarëve sot të refuzuan

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i cilësoi votimet e sotme si një refuzim të shqiptarëve për Edi Ramën.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se 85% e shqiptarëve sot treguan se nuk besojnë më të Edi Rama.

85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”,- shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?