FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri britanik: Ukrainës nuk mund ti mbyllen dyert për në NATO

Ndërkohë që tensioni mbetet i madh në Europë për një pushtim masiv të Ukrainës nga Rusia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkoi NATO-s të mos luajë me dy porta që “edhe e pranojmë Ukrainën, edhe jo në NATO!”.
Por më i qartë mbetet kryeministri britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai tha qartë se dyert e NATO-s nuk duhen mbyllur.
“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”– theksoi kryeministri britanik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?