FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri kosovar, Kurti: Nëse do bëhet referendum për bashkim Kosovë me Shqipëri, do votoja pro

Albin Kurti ka trazuar ujërat në Ballkan. Ai ka deklaruar për radio Monocole se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

“Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja, sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE”, ka deklaruar ai.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë”, ka thënë Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Me tej kryeministri kosovar tha:

“Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, deklaroi mes tjerash ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?