“Kurrë mos debato me budallenjtë; do të tërheqin poshtë në nivelin e tyre dhe pastaj do të të mundin me eksperiencën e tyre të budallekut”
Nga Nikoll Lesi-
Në lidhje me disa reagime negative mediatike dhe në rrjetet sociale për bashkëbisedimin tim me Edi Ramën me rastin e 35 vjetorit të gazetës legjendare KOHA JONE, më duhet të sqaroj lexuesit se nuk ishte një emision analizë për qeverinë, por një rrefim i tij në një përvjetor feste si ish-gazetar e analist në këtë gazetë, e cila është përballur me pushtetet me arrestime, djegie të redaksisë, tritol nga segmentet e pushtetit, kontrolle, presione,etj.
Nëse do të kishte ardhur si kryeministër se si po qeverisë, etj, atëhere do kishte pyetje e debat tjetër.
Por për injorantët që nuk dallojnë bashkëbisedimin në një përvjetor me emisionin debat, ka nevojë të kujtoj se çfarë ka thënë Mark Twain, një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë dhe figurë qendrore e letërsisë botërore.
Ai sulmohej shpesh nga segmente të medias së kohës. Nuk iu përgjigjej drejtpërdrejt atyre, por la pas një nga shprehjet më të famshme: “Kurrë mos debato me budallenjtë; do të tërheqin poshtë në nivelin e tyre dhe pastaj do të të mundin me eksperiencën e tyre të budallekut”.
Twain ishte pseudonimi letrar i Samuel Langhorne Clemens (1835–1910), një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë dhe figurë qendrore e letërsisë botërore. Ai njihet për stilin satirik, humorin therës dhe kritikën sociale ndaj shoqërisë amerikane të kohës.
Mark Twain u bë i famshëm sidomos me romanet: The Adventures of Tom Sawyer, Adventures of Huckleberry Finn.
Ky i fundit konsiderohet nga shumë kritikë si një nga romanet më të rëndësishëm në historinë e letërsisë amerikane.
Mark Twain lindi në shtetin e Missouri dhe punoi fillimisht si tipograf, gazetar dhe pilot anijesh në lumin Mississippi River. Pikërisht nga gjuha e lundrimit vjen edhe pseudonimi “Mark Twain”.
KOHA JONË SONDAZH

