Mehmetaj: Samiti i Poznanit, nul për Ramën!

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cilëson si dështim përfaqësimin e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama në samitin për Ballkanin, që u mbajt dje në Poznan të Polonisë.

Mehmetaj thekson se gjithë vendet e rajonit morën miliona euro për ekonominë dhe infrastrukturën në këtë samit, ndërsa Shqipëria nuk u bë pjesë e asnjë projekti të rëndësishëm.

Në një postim në Facebook, ish-deputetja e LSI thotë se në këtë takim, Edi Rama shkoi vetëm për të zënë vend në ndonjë cep të fotos me liderët e Bashkrimit Europian. Në mënyrë ironike, Mehmetaj thotë se “bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën! Ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit. E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan. Fatkeqësi Kryeministër”,- shkruan në një postim në Facebook, Kejdi Mehmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?