Fierakët sfidojnë Ramën: Hajde o gangster (VIDEO)

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është bashkuar protestës së mijërave fierakëve kundër vizitës së kryeministri Edi Rama sot në këtë qytet.

Përmes disa video-ve të postuara në facebook, ish-deputetja tregon pjesmarrjen masive të fierakëve në protestë. Ish-deputetja akuzon kryeministrin Edi Rama se Fierin e varfëroi, e kriminalizoi dhe e la të shkretë pa njerëz.

”Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajde o Rama Gangsteri. Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal. Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh. Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?