Ministria e Punëve të Jashtme: Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar
-Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.
-Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
-Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë  duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?