FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi deklaron: LSI e hapur për Front kombëtar opozitar

Duke folur në ABC news kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se duke nisur nga shtatori nuk e përjashton mundësinë për një koalicion të gjerë, pa ngjyra politike, duke i lënë kështu të hapur derën Lulzim Bashës.

“Opozita është çështje morali, jo çështje numrash. Ne si LSI jemi pozicionuar në një pozicion frontal pasi Edi Rama ka krijuar një sistem që i vendos çmim çdo gjëje, por shpirtit të një populli s’mund ti vendosësh çmim. LSI është e hapur për një front nacional kombëtar, pa bindje politike”,- tha ajo.

Duke analizuar humbjen e Lulzim Bashës, Kryemadhi i kujtoi atij një gabim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Historia e marrëveshjeve jo transparente duhet të marrë fund. Mendoj që e dëmtoi marrëveshja e 17 majtit, ndonëse kam qenë partizane që të hynin në zgjedhje”,- shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?