Mosarrestimi i Adriatik Llallës ose mosdukja e tij në Shqipëri

Nga Ben Manaj
Mosarrestimi i Adriatik Llallës ose mosdukja e tij në Shqipëri ende, se nuk po flas për akuzat dhe dënimin, përbëjnë një turp për drejtësinë e re shqiptare!
Nëse një njeri është në proces gjyqësor në Britani, jo më i një kalibri të tillë, kur mendohet se vepra penale e kalon pragun e dënimit me burg, gjykatësi urdhëron kur merr në konsideratë lirimin me kusht deri në dhënien e dënimit, masa dhe kushte që një i pandehur do duhet t’i zbatoj si psh, mbajtja e pasaportës me qëllim që ky person të mos largohet nga vendi!
Gjykata shqiptare në këtë rast do duhet ta kishte shqyrtuar këtë mundësi, për të shmangur këtë që po ndodh; mosgjetjen e ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm!
Kaq naive nuk më duken gjërat!
Pastaj jo në këtë rast vetëm, por edhe në raste të tjera, mos kërkoni nga personat e dënuar apo në procese gjyqësore të mos kërkojnë azil në vende të tjera kur politika e madhe e vendit apo edhe ndërkombëtarët i vënë në shënjestër publike!
Edhe kjo është shumë naive!
Welcome to Albania 2021!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?