Presidenti Meta firmos dekretin për Edi Ramën si kryeministër
Shkresa e firmosur nga Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, drejtuar (sipas Kushtetutës) Presidentit të Republikës se partia fituese e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 propozon për kryeministër Edi Rama, mësohet se është protokolluar sot në mëngjez në presidencë.
Sapo është njoftuar Presidenti nga kabineti për shkresën e Damian Gjiknurit, është nisur nga shtëpia buzë detit në Lalëz për në zyrë në Tiranë.
E ka firmosur, pa u vonuar!
Pra presidenti Meta firmos dekretin për Edi Ramën si fitues i zgjedhjeve të 25 prillit.
Të hënën do jetë ceremonia e betimit të kryeministrit Rama në presidencë.