FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilin ka diskutuar për krizën politike dhe datën e re të zgjedhjeve lokale, 13 tetorin.
Në një postim në Facebook, Presidenti shprehet se kryeministri ka kohë të reflektojë deri ditën e shtunë. Presidenti i ka bërë apel dhe opozitës që të mos provokohet.
Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.
Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”,- deklaron Presidenti Meta, në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?