Presidenti: Vendi shpëtoi nga kurthi i përplasjes, do miratoj dekoratën ”Heroi i votave socialiste”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohje për qytetarët shqiptarë që iu larguan konfliktit dhe dhunës gjatë votimeve njëpartiake, moniste të PS-së. Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit, thekson se Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile.

”I falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre”. Nga ana tjetër, Presidenti thotë se do të miratojë një dekoratë të re, ”Heroi i votave socialiste” dhe këtë e ka për votimet në grup, siç e demostron përmes një videoje.

Shkrimi i plotë i Kreut të Shtetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?