FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pritet publikimi i emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ambasadorit Lu

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar menjëherë pas deklaratave të një ditë me parë të ambasadorit Lu për ndalimin e hyrjes në SHBA të Prokrorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

“Jam gati të nisë që tani procedurën e shkarkimit të çdo gjyqtari dhe prokurori që është në listën e amerikane. Do të kërkoj informacion për çdo gjyqtar dhe prokuror në listën e ambasadës amerikane. Falenderoj ambasadorin për ndihmën që jep në luftën kundër korrupsionit. Do jem i gatshëm të bëj çdo procedurë për të iniciuar procedimet”, ka thënë Manjani.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se “krimit të organizuar duhet t’i përgjigjemi me struktura të organizuara. Realiteti ku jetojmë kërkon një qasje më modern. Askush nuk mund të shpëtojë nga procesi gjyqësor”, u shpreh Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ministri i Drejtësisë theksoi se duhet të bashkëpunojmë për unifikimin e praktikave gjyqësore dhe se duhet të shkëmbejmë praktika që kultura e ndëshkimit të jetë njëlloj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuzat e ambasadorit amerikan Lu janë të forta e ndaj duhet të kemi reagim për të hetuar ndaj çdo emri që amerikanët e kanë në listë. Porse ka nevojë që Donald Lu ti bëjë publike emrat.

Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për shqiptarët. Pritet nëse ambasadori Lu do t’ia jap medias emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?