FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Londër pas fjalës së Gove. “Nuk duam të jemi si Shqipëria”

Edhe në Britani bëhet sherr për Shqipërinë. Deklarata e Sekretarit britanik të Drejtësisë se Britania mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është bërë objekt tallje nga kundështarët e tij. Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë ne ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?