FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qarku Tiranë, humbja e Rilindjes, 20 me 16 rezultati

Qarku Tiranë i përbërë nga bashkitë Tiranë, bashkia Kavajë dhe bashkia Rrogozhinë, do jetë “Vaterloja” e Edi Ramës dhe Rilindjes.

Burime të mirëbesuara nga kampi elektoral i Erion Veliajt thonë nën zë se “jemi para një humbje katastrofale në qarkun Tiranë”. Si qark janë 36 deputetë, nga ku 20 deputetë do jenë nga radhët e opozitës PD dhe LSI, kurse pjesa tjetër për Rilindjen.

Pavarësisht punës dhe takimeve të Erion Veliajt dhe Arbi Maznikut, sondazhet e PS-së tregojnë se pakënaqësia e njerëzve, por veçanërisht e socialistëve të lenë në mjerim e pa përkrahje, do të sjellë një reagim të së majtës duke mos shkuar në votime ose duke votuar edhe kundra Rilindjes që u ka marrë partinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Veliaj nuk ia tregon kryeministrit se gjendja mbetet katastrofike në qarkun Tiranë nga frika e arrogancës së  beut të Surrelit, por edhe nga ajo që Rama ka thënë si me gysëm shaka se “Erionin do ta var në një prej pemëve të Bulevardit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në “stalingradin socialist” të ish-bllokut, njesia 5, shumica e të pakënaqurve prej keqqeverisjes qendrore, si dhe prej morisë së ndërtimeve pa kriter nga mafia vendase, nuk do ti votojnë më.

Vetëm një gjë mbetet e sigurtë nga Tirana se do të votohen ikonat e PS si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli, ndërsa servilet dhe të korruptuarit e listës së PS-së nuk do të zgjidhen dot deputet, pasi edhe i pret burgu për çfarë kanë vjedhur apo firmosur në këto vite për oligarkët dhe mafien vendase.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?