FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama : Dhe tani le të vijë “krimineli” Roshi që drejton Bashkinë e Kavajës

Pas vizites se John Kerry opozita ka paraqitur disa fakte, sipas saj, se Edi Rama po sfidon sekretarin amerikan te shtetit duke u vene perkrah krimineleve. Kryeministri ironizoi PD-ne sot nga Kavaja përmes një batute me kryebashkiakun Elvis Roshi.

Gjatë një takimi në Kavajë, teksa ftoi kryebashkiakun Roshi të merrte fjalën, Rama tha: “Dhe tani le të vijë “krimineli” që drejton Bashkinë e Kavajës”.“Sa emra ke ti?”, iu drejtua më pas Rama kryebashkiakut, duke ironizuar kështu akuzat e Partisë Demokratike ndaj Roshit. Elvis Roshi është akuzuar nga opozita për të shkuarën e tij kriminale gjatë kohës kur ishte emigrant në Itali. Shpesh në media janë publikuar dokumente që ai kishte ndryshuar emrin apo edhe vendime të gjykatave për denimin e tij.

Por kryeministri duket i vendosur te dale perkrah tij pasi duket se ka dokumenta se ai nuk ka asnje denim apo akuze ndaj Elvis Roshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?