FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spikerja e lajmeve në Televizion: Ma kërkoi shefi, por braktisa punën!

Një spikere lajmesh ka dhënë dorëheqjen nga puna dhe është larguar nga vendi pasi ka publikuar pretendimet e saj për ngacmim seksual nga shefi i saj, i cili i lutej asaj të shkoje në apartamentin e tij për seks.

Bëhet flajë për iranianen Sheena Shirani ka postuar mesazhet që ka marrë nga shefi i saj Hamid Reza Emadi prej vitesh.

“Nuk mund të jem më pjesë e një kauze, e një sistemi dhe organizimi tek i cili nuk besoj,” shkruajti ajo në Facebook-un e saj. “Që prej ditës së sotme unë nuk punoj më për “Press TV”. Çfarë është më e rëndësishme: Dinjiteti dhe vlerat apo puna ?

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas Shirani ka postuar mesazhet e tij. Në njërin prej tyre thuhej: “Unë të kam ndihmuar gjithmonë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm për çdo gjë që ke kërkuar. Nuk po të kërkoj të vrasësh njeri. Më ndihmo si mik. Bëj seks me mua si mik.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Emadi dhe një tjetër menaxher i “PressTV” sipas raportimeve të “The New York Times”, u pezulluan nga puna ditën e hënë. Shirani ndërkohë është larguar për në një shtet tjetër dhe nuk e ka treguar vendndodhjen e saj (Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?