Tre parti politike arrijnë marrëveshje për qeverinë e re në Gjermani

Tre parti gjermane kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, që do t’i jepte fund epokës së kancelares Angela Merkel, sipas socialdemokratit Olaf Scholz, që pritet të jetë pasuesi i saj.

Zoti Scholz, tha se qeveria e re nuk do të kërkojë “emëruesin më të ulët të përbashkët, por një politikë të ndryshimeve të mëdha.”

Ai e vuri theksin tek një Evropë sovrane, miqësia me Francën dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara, si themelet e politikës së jashtme të qeverisë, në vazhdimësi të traditës së gjatë të pasluftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Scholz tha se pret që anëtarët e partive të japin miratimin e tyre për marrëveshjen në 10 ditët e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Social-Demokratët kanë negociuar me partinë ambientaliste të të Gjelbërve dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit, që kur fituan me epërsi të lehtë zgjedhjet më 26 shtator.

Nëse anëtarët e partisë e nënshkruajnë marrëveshjen, aleanca trepalëshe do të zëvendësojë “koalicionin e madh” aktual të partive kryesore tradicionale të vendit. Social-Demokratët e qendrës së majtë kanë shërbyer si aleati më i vogël i Kristian-Demokratëve të qendrës së djathtë të zonjës Merkel.

Kancelarja Merkel, e cila nuk kandidoi për një mandat të pestë, pritet të pasohet nga 63 vjeçari Scholz, i cili ka qenë ministër i financave dhe zëvendëskancelar që nga viti 2018.

Tri partitë e mundshme qeverisëse kanë thënë se shpresojnë që parlamenti ta miratojë zotin Scholz në postin e kancelarit në fillim të dhjetorit.

Lajmi për marrëveshjen u bë i njohur ndërsa zonja Merkel drejtonte atë që ka të ngjarë të ishte mbledhja e fundit e kabinetit të saj. Zoti Scholz i dhuroi 67 vjeçares, që drejton Gjermaninë që nga viti 2005, një buqetë me lule.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?