Vaksina me detyrim: Arsimtarët, studentët, administrata, policët, farmacitë dhe laborantët
Del urdhëri se cilët kategori do ta bëjnë me detyrim vaksinën antiCovid.
Vaksina me detyrim do jetë për arsimtarët, studentët, administrata, policët, farmacitë dhe laborantët.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e konfirmoi. Ajo tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.
Kush nuk e bën vaksinën humbet vendin e punës ose mbyllet aktiviteti.
Një vendim i drejtë ky për të mundësuar ruajtjen e jetës së popullsisë.
Vaksinimi me detyrim duhet edhe për një kategori tjetër punonjësish. Krejt administrata shtetore mbetet e detyruar, por ka nevojë edhe për një rrjet shërbimesh private që kanë kontakt me njerëzit duhet të jenë të vaksinuar.
Edhe media shtetrore apo private duhet të vaksinohet me detyrim.

