FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi

Pas ngjarjes në Kuvend, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Duke e cilësuar veprimin e deputetit demokrat të turpshme, përmes një postimi në twitter, Veliaj shkruan se “Neandertalët e SHQUP” po shkatërrojnë dhe po përdhosin çdo vlerë shqiptari.

Ai thekson se këta “mavri me bojë i nxorën bojën këtij vendi me dhunë”. “Kur thosha ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobëvënëse vrapuan ta përdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë, shkatërrim e përdhosje të çdo vlerë shqiptari! Turp”, shkruan Veliaj.

Lexoni edhe

Swiss Digital Desktop Reklama

FOTO galeri/Çfarë ndodhi sot në Kuvend

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?