FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj shkruan për ndarjen nga jeta të Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe Khalifa Bin Zayed Al Nahyan

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka postuar shënimin mbi ndarjen nga jeta të Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe Khalifa Bin Zayed Al Nahyan.
Ja se çfarë shkruan zv/kryeministri:
“Ndarja nga jeta e Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe Khalifa Bin Zayed Al Nahyan është një lajm i hidhur për familjen, popullin dhe miqtë e partnerët e vendit të Tij.
Një lider pro-perëndimor, i angazhuar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqes e bashkëpunimit në rajon, gjatë drejtimit të të cilit nga viti 2004, EBA njohën një zhvillim ekonomik mbresëlënës dhe rol aktiv në rritje në arenën ndërkombëtare.
Qeveria dhe populli shqiptar janë tejet mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona gjatë drejtimit të Tij, bujarinë e paçmuar për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019 me ndërtimin e 2 mijë apartamenteve falas, por dhe avancimin e projekteve të tjera madhore në favor të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Ngushëllime të ndjera Princit trashëgimtar të Kurorës, Sheik Mohammed bin Zayed, familjes dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?