Home Aktualitet Kryetarja e R...

Kryetarja e Roskovecit, Bufi: Alternativa socialiste çon vendin drejt progresit

54
0

Kryebashkiakja dhe kandidatja e PS-së për zgjedhjet vendore për bashkinë Roskovec, Majlinda Bufi gjatë një takimi me qytetarë të Fierit i falënderoi për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i japin PS.

“Faleminderit për mbështetjen që i jepni alternativës më të mirë, alternativës socialiste për ta çuar Shqipërinë drejt ndryshimit dhe progresit që ne na duhet të gjithëve”, tha Bufi.

Bufi theksoi se, “Roskoveci e të gjithë rrethinat kanë sot nevojë për bujqësi të zhvilluar intensive jo vetëm në rritjen e sasisë së prodhimit por dhe në përpunimin e perimeve. Në gjetjen e tregut për vajin e ullirit aq shumë të nevojshëm për fermerët e zonave kodrinore. Të gjitha këto realizohen vetëm me alternativën më të mirë të PS”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit