Home Aktualitet Kujdes në pik...

Kujdes në pikat kufitare, nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni

362
0

Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit shqiptar, të gjithë ata që kanë me vetë mbi 10 mijë euro, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në pikën kufitare

Nisja e sezonit veror shoqërohet me një fluks të lartë të lëvizjeve nëpër pikat kufitare të vendit e jo në pak raste, edhe më lëvizje të shumta parash. Kjo ka bërë që në vitet e fundit, Policia Kufitare të forcojë kontrollet, sidomos sa i përket tentativave për të futur para të padeklaruara.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë,  Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Next” ku kanë sekuestruar 35 mijë e 755 euro të padeklaruara. Në pranga janë vënë 4 shtetas, 2 prej të cilëve ishin drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë.

Referuar ligjit shqiptar, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.

SCAN

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit