Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ata janë vetë magjia e krijimit, në dlirësinë e një shpirti popullor që nuk ka njohur tjetër ligj veç finesës dhe përkorjes

Kultura E diel, 28 Qershor 2026 20:53
Ata janë vetë magjia e krijimit, në dlirësinë e një shpirti popullor që nuk ka njohur tjetër ligj veç finesës dhe përkorjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ata nuk janë thjesht të bukur. Nuk janë vetëm grishës, as vetëm dëshmi e një kohe që nuk kthehet më. Ata janë vetë magjia e krijimit, në dlirësinë e një shpirti popullor që nuk ka njohur tjetër ligj veç finesës dhe përkorjes, dhe që sot na paraqitet si një himn përuljeje përballë së përjetshmes.

Kur i soditim këto fotografi, shumica e të cilave kanë kaluar mbi një shekull kohë dhe harresë, na falet ndjesia e një prekjeje në murin e kujtesës, ku nuk ruhen vetëm imazhet, por shenjat e një epoke të bardhë, të një estetike që buronte nga nevoja për të qenë në harmoni me vetveten dhe natyrën.

Fotografia këtu nuk është thjesht art, është dëshmi, nuk është vetëm pozë, është lutje, nuk është vetëm kujtim, është pasuri që flet.

Shikojmë fytyra, qëndrime, vështrime… e më shumë se kaq, shikojmë një botë, një univers të brendshëm që nuk ka nevojë për fjalë për të ndriçuar thellësinë e shpirtit të atyre që na paraprinë. Aty ku dora mjeshtërore kapte ngjyrën, gjilpëra rrëfente historinë, dhe qëndisma sillte bukurinë, vdekja s’kishte fuqi. Aty gjithçka është jetë, jetë në përjetësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne nuk jemi duke shikuar vetëm veshje. Jemi duke parë rrëfime të gdhendura në tekstile, jemi duke lexuar kodin e një kulture që e njihte identitetin si solemnitet, dhe që me çdo thek të një motive, me çdo ngjyrë e ornamente, afirmonte përkatësinë, dashurinë, krenarinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veshjet karakteristike që përfaqësojnë zona, krahina e mikrokultura të ndryshme të Shqipërisë, janë më shumë se elemente drite apo nostalgjie. Ato janë një antologji e heshtur, një doracak i koduar i vlerave, i kontakteve ndërkulturore, i lashtësisë që nuk mbeti në muze, por lëviz ende në kujtesën tonë kolektive.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Ato janë shpallje të padeklaruara të identitetit tonë, gjuha e të bukurës që nuk kishte nevojë për skenë, sepse skena ishte vetë jeta.

Sot, në këtë përditshmëri të trallisur nga imitimi dhe përshpejtimi, këto figura të heshtura vijnë si dritë nga një univers tjetër, për të na kujtuar se mund të jemi modernë pa qenë të zbrazët, mund të jemi bashkëkohorë pa harruar bukurinë që kemi trashëguar. Sepse ajo që kemi trashëguar nuk është thjesht veshje, është frymë që nuk shuhet, është dritë që na bën të njohim veten.

Në një botë që harxhon, harron dhe konsumon, ato janë një dritë qiriri që nuk tretet në shpejtësinë e teknologjisë, janë një kryq i padukshëm që vë përballë vlerën dhe zbrazëtinë, janë një ndërgjegje e materializuar në stof, një bibël e paqortueshme e shpirtërores sonë kolektive.

Le t’i përulemi këtyre figurave jo si relike të së shkuarës, por si shpallje të së nesërmes që kërkon rrënjë. Sepse në to nuk ka vetëm art, por ka një etikë të përshkruar me ngjyrë e formë, një mënyrë për të thënë se edhe në brishtësinë e tyre, ato qëndrojnë si kështjella përballë harresës, si monumente përballë zhbërjes.

Të rikthejmë hijeshinë e të bukurës si akt krenarie, të ngjisim këto silueta në altarin e kujtesës sonë aktive, të flasim për to si për nënat tona, për gjyshërit tanë, për rrënjët që ende thërrasin të njohim veten përmes asaj që kemi qenë.

Etiketat e lidhura

albert vatajEtnografiaFotografite e vjetragruaja shqiptaretraditaveshjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.