Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dykohësitë e një tradite, nusja zadrimore, e hirshmja shprehëse e solemnitetit dhe shpirtit krijues

Kultura E diel, 5 Korrik 2026 16:53
Dykohësitë e një tradite, nusja zadrimore, e hirshmja shprehëse e solemnitetit dhe shpirtit krijues
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Dykohësitë e një tradite, të ardhura në një qasje përkimi të ngjashmërisë, sjellin kohën e thesarit etnografik në një ndalim fotografik, duke mundësuar rijetësimin si puls të atij shpirti që vjen për të rishkruar historinë.
Nusja zadrimore është ndoshta rasti më unik i ceremonialit të stolisjes, e cila nuk ndeshet e këtillë në kulturat dhe traditat e tjera. Ajo është kaq e pasur dhe e larmishme, kaq shprehëse dhe imponuese, kaq përfaqësuese dhe intriguese. Është e rrallë dhe e veçantë, e bukur dhe plot hir. Ajo mëton në tërësinë e saj gjithë madhështinë dhe solemnitetin e një caku kaq sublim të jetës së një vajze, e cila bëhet nuse.

Përgjithësisht, aksesorët e stolisjes së nuses përbëhen nga gjerdani i qafës, gjerdanleku, fodullet, kryqi dhe hojmalia, ku tërësinë e asaj game ceremoniale e përfshijnë edhe veshjet, të cilat gjithashtu janë në një qasje adhuruese. Stolisjet janë punime artizanale mjeshtërore filigrani, argjendi dhe metalesh të tjera më pak të kushtueshme. Ato ishin në njëfarë mënyre edhe statusi i nuses dhe dhëndrit, hierarkia sociale dhe manifestuese.
Sipas hulumtuesit Gjokhilaj, fodullet që vinte nusja ishin të bëra prej dy pllakëzash metalike, të veshura sipër nga një copë e kuqe e kadifenjtë (apo ndryshe e quajtur kamosh) dhe të qëndisura me ar, argjend e mëndafsh. Në shumë raste janë punuar me filigran dhe dekoruar me gurë të shndritshëm, zakonisht të kuq, por edhe me ngjyra të tjera si jeshile apo blu, dhe jo të mbuluara me copë të kadifenjtë të garnituar me gajtana ari. Kjo ka qenë në varësi të gjendjes ekonomike të familjes ku bëhej dasma. Familjet e pasura përdornin mall të kushtueshëm, ndërsa të varfrat mall më të lirë e më të thjeshtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pra, zbukurimet vinin shpesh sipas sërës nga vinin familjet, sidomos ajo e dhëndrit,” shton studiuesi.
Pjesë e këtij ansambli bukurimi të nuses padyshim që janë edhe veshjet, të cilat janë po kaq të zgjedhura dhe po kaq manifestuese sa edhe stolitë.
Sipas një studimi të Tom Gjokhilajt, një vend të veçantë në veshjen e nuses ka pasur edhe peshqiri i kokës, që sigurisht ishte i një cilësie të lartë materiali e punimi me shumë finesë. Më dendur përdorej mëndafshi dhe harkati, ndaj dhe quhej peshqir harkat, ashtu siç quhej edhe këmisha harkate. Një vend tjetër në veshjen e nuses ka zënë dollama e shajaktë, edhe kjo e punuar me finesë të veçantë.
Një tjetër pjesë veshjeje ishin edhe jelekët që mbulonin pjesën e shpinës dhe të brinjëve, ndërsa në pjesën e gjoksit ishin fodullet që mbërtheheshin me njëra-tjetrën me ca hallka të veçanta që viheshin nga ana e brendshme e nuk dukeshin. Në ditën e dasmës, fodullet ishin të veçanta qoftë nga punimi, qoftë edhe nga cilësia. Ishin të garnituara me fije e gajtana ari e sermi, por edhe mëndafshi.
Jelekun me fodulle nuset e reja e kanë përdorur më gjatë se koretin e shamitë. Koretin e shamitë i kanë përdorur vetëm në raste të veçanta pas dasmës e sidomos kur nusja ka shkuar për herë të parë në kishën e fshatit, pasi edhe atëherë ajo ishte e detyruar të zbatonte disa rite nuserie.
Pjesë e veshjes së nuseve ka qenë edhe anteria, një tip xhakete edhe kjo e punuar në mënyrë artizanale nga vetë vajzat apo nënat e tyre. Anteria kishte krahë të gjatë dhe në pjesën e llërëve ishin shpesh të dekoruara me gajtana, në të shumtën e rasteve të kuq dhe ngjyra të tjera, sidomos në mëngët e saj, por edhe në pjesët e tjera, sidomos ato skajore. Gjithashtu, si pjesë e pajës dhe e veshjes së nuses, ishin edhe boçet e kuqe (tip përparëseje) që për zonën e Zadrimës, në dallim nga ajo e Bushatit e të zonave të tjera, ishin të gjata dhe shkonin poshtë gjurit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një aksesor tjetër në veshjen e nuses zadrimore ka qenë edhe ai me emërtimin maramë, por nuk jam i sigurt se kështu quhej ndonjë veshje e veçantë, apo quhej edhe kështu anteria. Boçja e kuqe tek gratë zadrimore duhej të ishte në nivelin e këmishës, madje më e gjatë se këmisha e bardhë; domethënë ta mbulonte këmishën që të mos dilte e të dukej poshtë saj. Mund të ishte ndoshta pak centimetra më poshtë se këmisha, por kjo nuk ishte ndonjë kusht i posaçëm dhe i padiskutueshëm, e në ndonjë rast edhe këmisha mund të ishte pak më e gjatë se boçja, por jo aq e dukshme. Edhe këto ishin të punuara me mjeshtëri të veçantë dhe me ornamente e dekoracione të shumta. Tek boçet e nuseve mbizotëronte e kuqja e ndezur.
Përmes veshjes dhe stolive të nuses ne kuptojmë jo vetëm rëndësinë primare që ka marrë dasma, por edhe vlerësimin që gjeneratat i kanë dhënë vetë martesës si një hap përcaktues për fillimin e një jete të re të bashkëshortëve dhe trashëgiminë.
Dasma ishte dhe përgjithësisht vijon të jetë e të zbatohet si një nga elementet më përfaqësuese të pasurisë shpirtërore që trashëgon një krahinë apo trevë nga kodika e hershme shprehëse, me të cilën janë përcaktuar edhe sinorët përmes veçantisë dhe dallimeve lehtësisht të dukshme.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Etnokultura jonë është përpjekur ta katalogojë këtë thesar, me shkas për ta ruajtur dhe mbrojtur nga erozioni shkatërrues dhe tjetërsues i modernitetit. Ajo që ka fituar në këtë kacafytje të egër asgjësimi është tradita private e individëve, të cilët i kanë përcjellë veshjet dhe stolitë e ditëve kremte, ku ato të ditës së dasmës bëjnë dallim, duke i trashëguar si një amanet brez pas brezi.
Shfrytëzimi i lakmisë së të huajve për këtë pasuri shpirtërore ka bërë që institucione shtetërore, por kryesisht private, të potencojnë investimin si një përmbushje interesash të turizmit kulturor dhe njëherësh fitimin.
E rëndësishme mbetet ruajtja e traditës, trashëgimi i këtij thesari shpirtëror, origjina e së cilit është sa e hershme, aq edhe domethënëse.

Moderniteti ka përmirësuar cilësisht jetën tonë, ma nuk duhet ta lëmë të ekzekutojë rrënjësisht shpirtin tonë krijues, atë manifestim solemn vlerash dhe visaresh, që janë dëshmia më e qartë dhe më përfaqësuese për civilizimin tonë, për lidhjen e kahershme që populli ynë dhe krahina të veçanta kanë pasur me të bukurën.

Etiketat e lidhura

albert vatajEtnografinusja zadrimoretradita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.