Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luftar Paja tregon për Ilia Terpinin: Si rrezikoi te “Guna përmbi tela”

Kultura E enjte, 19 Gusht 2021 01:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Luftar Pajës i ra fati i keq të ndodhej brenda dy ditëve në përcjelljen e dy miqve, e dy kolegëve të mirë. Pas lamtumirës së Fadil Hasës në Durrës, dje, iu desh të përcillte një tjetër bashkëpunëtor, një nga ata njerëzit e rrallë, që, sipas tij, nuk i trembej syri dhe ishte i gatshëm të rrezikonte për hir të punës, për hir të së pamundurës.

Ai ruan shumë kujtime, por një ndër ato që nuk do ta harrojë kurrë është kur xhiruan filmin “Guna përmbi tela” me regji të Muharrem Fejzos. Filmi për luftën e Vlorës ka skena masive, madje edhe të rrezikshme, dhe pikërisht në një syresh edhe aktori Luftar Paja ishte aksidentuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

“Ilia Terpini, ose Llui siç i thoshim ne, ishte njeri me zemër të madhe, ishte artist që nuk e merrte parasysh rrezikun në profesionin e tij si operator. Unë kam pasur fatin të xhiroj me Ilian filmin “Guna përmbi tela” dhe materiale të tjera. Ai ishte njeri që nuk e bënte hesap kokën, vetëm të xhironte sa më mirë dhe në vende shumë të rrezikshme; mund të të vriste kali, mund të të vriste figuranti, se kishte rreth 800-1000 veta në sheshxhirim. Madje, unë për herë të parë jam aksidentuar në atë film, sepse armatimi ishte sheshit. Ilia ishte një nga organizatorët e atyre xhirimeve shumë të vështira, ai ishte një film me përmasa të mëdha. Pa përmendur filma si “Ballë përballë” e shumë të tjerë”, kujton Paja, teksa e quan një humbje të madhe ikjen nga kjo jetë të mikut të tij. “Por një gjë duhet theksuar, që një njeri në moshën 80 vjeç, me një energji aq vitale, punoi deri në momentin e fundit, pa u përkulur asnjëherë. Fatkeqësitë që i ndodhën më vonë, shqetësimet shëndetësore të gruas, do ta rëndonin, por Ilia do të mbetet i pavdekshëm, pasi ka lënë aq shumë vepra, filma, dokumentare, kronika, që e kthyen në një ikonë të kinemasë shqiptare”, thotë aktori.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

gunat1[1]

Që filmi “Guna përmbi tela” ishte një film i “rrezikshëm”, këtë e ka treguar në kujtimet e tij edhe vetë regjisori Fejzo, por nëpër intervista edhe vetë Ilia Terpini.

“Kur kam xhiruar filmin artistik “Guna përmbi tela”, ka qenë film shumë i vështirë, por edhe shumë i bukur, sepse i tëri është xhiruar natën. Filmin në fund do ta shikonte udhëheqja dhe pasi e panë, na thanë se duhej shkurtuar, sepse, sipas tyre, dukej si epope. Pas një analize të thelluar me ndihmën e shkrimtarëve si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, vendosën që nuk do ta shkurtonin. Nëse po, të gjithëve na priste burgu. Personalisht, unë kam qenë pak moskokëçarës, por, gjithsesi, ishte një pushtet i tillë dhe vendoste ai”, është shprehur në një nga intervistat e tij Ilia Terpini.

Mitro: Si e xhiruam “Dimrin e fundit” në minus 14 gradë

dimri

Vetëm syri i Ilia Terpinit mund të kapte kërcimin e një ketri nga njëra degë në tjetrën, në një terren të mbuluar nga dëbora dhe në minus 14 gradë. Regjisori Kristaq Mitro ishte i ri atëherë dhe Ilia terpini iu bë një udhërrëfyes në filmin e tij të parë, “Dimri i fundit” (1976).

“Bashkë me Ibrahim Muçën, që nuk jeton më, kemi punuar me Ilia Terpinin në filmin “Dimri i fundit”. Ishte filmi ynë i parë dhe ishte Ilia Terpini që na këshillonte, orientonte, pasi ai kishte eksperiencë shumë të madhe, ndërsa ne ishim fare të rinj. Gjëja e parë që tha ishte: ‘Me borën nuk bëhet shaka, duhet të dimë si t’i ndërtojmë gjërat atje’. Ishte një temperaturë minus 14 gradë dhe kishim 27 gra me vete që duhet t’i drejtonim e t’i orientonim për çdo mizanskenë dhe detaje të tjera ta filmit. Me Ilian punohej mjaft mirë, pasi të shkarkonte streset. Siç ju thashë, ishte filmi ynë i parë dhe vetvetiu kishim ngarkesë. ‘Dimri i fundit’ kishte vështirësitë e veta, por edhe kënaqësitë e veta, sepse ishte një film që kërkonte masivitet të madh. Siç e dini, filmi ka shumë figurantë, një numër të madh grash e gjermanësh, që lëvizin në një terren shumë të vështirë. Ilia ishte një optimist i çuditshëm. Ishte i ri atëherë, i fuqishëm dhe na këshillonte për çdo gjë”. Mitro kujton se ndihma e Terpinit ishte e pazëvendësueshme në ato rrethana.

“Edhe kur punonim, kur ishin momente të vështira, ai thoshte: ‘Kjo është rruga që duhet ndjekur’. I gjente gjithnjë zgjidhjet. Bashkëpunonte me piktorin Shyqyri Sako, që kishte mbaruar në Moskë. Ky bashkëpunim i dha mundësinë filmit të shkonte shumë mirë. Nëse ju kujtohet momenti i ketrit që lëvizte në pyll, ishte diçka që ne po e kërkonim dhe nuk po e gjenim dhe në momentin që po xhironim me gjermanët, ai e pa, lëvizi aparatin dhe e xhiroi”, thotë regjisori, teksa shton se Terpini ishte rezultat i një pune të gjatë dhe kërkuese.

“Kinostudio ka qenë një akademi ku prodhoheshin operatorë, drejtorë fotografie, regjisorë dhe s’ishte aq e thjeshtë të bëje filma artistikë. Duhet të kishe kaluar shumë beteja dhe pastaj të shkoje atje. Dhe Ilia filloi në Kinostudio pasi kishte mbledhur eksperiencë me dokumentarë, kronika, etj”.

KUJTIM GJONAJ: SHPIRTI I DERDHUR NË CELULOID

Regjisori Kujtim Gjonaj e njihte prej 50 vjetësh Ilia Terpinin dhe ditën e lamtumirës e ka të vështirë të numërojë ato qindra episode e ngjarje që kanë ndarë bashkë. “Ilia bën pjesë në plejadën e kineastëve shqiptarë, një kineast, kameraman, drejtor filmi, që e gjurmonte të bukurën hap pas hapi. Në të gjithë filmat e tij, qofshin artistikë apo dokumentarë, gjen shpirtin e tij të derdhur në celuloid. Ishte një nga ata krijues që do të mbetet në mendjen e spektatorit, kolegëve, si një artist shumë i talentuar, i dashuruar me artin kinematografik, tepër i lumtur kur realizonte diçka të bukur. Ilia është simbol i kamerës shqiptare dhe mendoj se me të ne humbëm një mik të madh, një kameraman të madh. Kam gjysmë shekulli që njihem me të, kemi bërë shumë ekspedita për filmin dokumentar dhe kujtimet janë të shumta. Ishte një njeri i papërtuar, mjaft t’i bije telefonit dhe do ta kishe pranë vetes”, thotë Gjonaj, teksa shton se vepra që ai ka lënë pas “është një pasuri kombëtare, që do të ndihmojë gjithë brezat që do të vijnë me talentin që ai ka derdhur në celuloid”.

KRISTAQ DHAMO: ISHTE KINEAST I LINDUR

Kristaq Dhamo është një nga kineastët e parë shqiptar dhe eksperienca ia deshi të kishte shumë bashkëpunëtorë, por si Ilia Terpini, ishin të rrallë dhe ai shpreson që dikur të lindë një i tillë. “Ilia ka qenë një nga operatorët më të mirë në Kinostudio. Ai kishte lindur me syrin e kineastit. Që 7 vjeç kishte pasur aparat fotografik. Ishte një koleg i mrekullueshëm, me një sy të mprehtë që dinte se çfarë të kapte, tipat, ngjarjet dhe kjo përvojë e madhe e bëri edhe regjisor të filmave dokumentarë, sidomos pas viteve ’90. Por ai është shquar sidomos për filmin artistik. Është operatori i vetëm që ka marrë çmimet më të shumta si operator. E përjetonte shumë dramën, kishte aftësinë që të diktonte të veçantat e çdo regjisori dhe falë përgatitjes së tij, ishte në gjendje që të plotësonte të gjitha dëshirat dhe idetë estetike të regjisorit, por duke ruajtur njëkohësisht individualitetin e tij, do të na mungojë shumë dhe shpresojmë që të kemi dhe një Ilia Terpini tjetër”, thotë ai.

PANORAMA 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 11 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.