“Meshari i Gjon Buzukut”, u mbarua së shkruari më 5 janar 1555

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, mbaroi së shkruari më 5 Janar, 1555. U deshën shumë shekuj që kjo vepër të vinte deri në ditët tona si trashëgimi e vyer. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua: “…Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”.

SHKARKO APP