Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si të jesh një person i denjë, letra këshilluese e Charles Dickens për djalin e tij më të vogël, Plorn

Kultura E martë, 9 Qershor 2026 09:59
Si të jesh një person i denjë, letra këshilluese e Charles Dickens për djalin e tij më të vogël, Plorn
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Historia na ka dhënë pjesën e saj të çmuar të letrave thellësisht prekëse me këshilla atërore. Ndër to, gurë të çmuar në xherdanin e magjisë epistolare mbeten ato të Sherwood Anderson, Ted Hughes, F. Scott Fitzgerald, John Steinbeck apo e babait të Jackson Pollock. Ndalesa te Charles Dickens (7 shkurt 1812 – 9 qershor 1870) na zbulon një përmasë tjetër, sublimitetin, butësinë dhe mençurinë e pashoqe të një shpirti që depërtoi thellë në botën e fëmijëve, duke i ngulur egërsisht rrënjët në realitetin e ashpër të kapërcyellit të epokave.

Kur djali i tij më i vogël dhe i preferuar, Edward Bulwer Lytton Dickens, i mbiquajtur Plorn, të cilit i ati i referohej shpesh si “fisniku Plorn” ose “Plorn i dashur”, u nis për në Australi më 26 shtator 1868 për të nisur një jetë të re, Dickens përjetoi një tronditje të fortë dhe të papritur prindërore. Ishte një reagim i pastër emocional ndaj ndarjes fizike. Në një letër gjetur në vëllimin “Letrat e Charles Dickens”, shkrimtari rrëfen skenën e ndarjes:
“Mund të raportoj sinqerisht se ai u largua, i gjori im i dashur, po aq burrërisht sa ç’mund të pritej. Ishte i zbehtë dhe kishte qarë; siç më tha Harri, ai u dërrmua sapo u ul në vagonin e trenit, menjëherë pas daljes nga stacioni i Higham-it, por vetëm për një kohë të shkurtër.
Pak para nisjes së trenit ai qau shumë, por jo me dëshpërim. […] Këto janë sprova të vështira, tepër të vështira, por ato mund dhe duhen bërë, pa mjete apo ndikim [financiar e shoqëror], ato do të ishin edhe më të rënda. Zoti e bekoftë!”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më 4 tetor, Dickens vështirë se mund ta përmbante trishtimin në një letër drejtuar mikut të tij të ngushtë, aktorit Charles Fechter: “Plorni ka ikur në Australi. Ishte një ndarje e vështirë në fund. Teksa dita po afrohej, ai m’u duk se u bë edhe një herë fëmija im i vogël, më i vogli dhe më i dashuri, dhe nuk mendoja se do të tronditesha kaq shumë.”
Dhe më 11 tetor, ai shprehte plogështinë e mungesës: “E gjej veten duke menduar vazhdimisht për Plorn-in.”
Përfundimisht, rreth asaj kohe, Dickens i dorëzoi djalit të tij këtë letër të bukur dhe të përjetshme këshillimi, si një testament moral i shkruar nga një atë me mision të lartë:
Letra e Charles Dickens drejtuar të birit, Plorn

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Plorni im më i dashur,
Po t’i shkruaj këto rreshta sot sepse largimi yt peshon rëndë në mendjen time dhe sepse dua që të kesh me vete disa fjalë ndarëse nga unë, për t’i menduar herë pas here në çastet e tua të qeta. Nuk kam nevojë të të them se të dua shtrenjtësisht dhe se
ndiej një keqardhje të thellë që po ndahem prej teje. Por kjo jetë është gjysmë e përbërë nga ndarje, dhe këto dhimbje duhen përballuar. Ngushëllimi dhe bindja ime e sinqertë është se ti do të provosh një rrugë jetësore për të cilën je më i prirur. Mendoj se liria dhe egërsia e jetës [në natyrë] të përshtaten më shumë sesa çdo eksperiment në një zyrë apo dhomë studimi; pa këtë trajnim praktik, ti nuk do të mund të ndiqje asnjë profesion tjetër të përshtatshëm.
Ajo që të ka munguar deri më tani ka qenë një qëllim i vendosur, i qëndrueshëm dhe konstant. Prandaj, të këshilloj të ngulmosh me një vendosmëri të plotë për të bërë gjithçka që të ngarkohet, sa më mirë që të mundesh. Unë nuk isha më i rritur se ty sot, kur më duhej të fitoja bukën e gojës për herë të parë; e bëra këtë falë kësaj vendosmërie dhe që nga ai çast nuk jam lëkundur kurrë.
Asnjëherë mos përfito nga fatkeqësia e tjetrit në asnjë transaksion dhe kurrë mos u trego i ashpër me njerëzit që janë më të dobët se ty. Mundohu t’u bësh të tjerëve atë që do të dëshiroje që ata të të bënin ty, dhe mos u dekurajo nëse këto përpjekje virtyti ndonjëherë dështojnë. Është shumë më mirë për ty që ata të dështojnë në respektimin e rregullit të artë të vendosur nga Shpëtimtari ynë, sesa të dështosh ti.
Kam vendosur një Dhiatë të Re mes librave të tu për të njëjtat arsye dhe me të njëjtat shpresë që më shtynë të shkruaja një përmbledhje të thjeshtë të saj për ty kur ishe fëmijë; sepse ky është libri më i mirë që ka njohur apo do të njohë ndonjëherë bota, dhe sepse ai të mëson leksionet më të vmejshme me të cilat mund të udhëhiqet çdo krijesë njerëzore që përpiqet të jetë e vërtetë dhe besnike ndaj detyrës. Teksa vëllezërit e tu largoheshin një nga një, unë i kam shkruar secilit fjalë të ngjashme me këto që po të shkruaj ty sot, dhe i jam lutur të gjithëve të udhëhiqen nga ky libër, duke lënë mënjanë interpretimet dhe shpikjet njerëzore.
Do të kujtosh se kurrë nuk të kam lodhur në shtëpi me ritet fetare apo formalitetet e zbrazëta. Kam qenë gjithmonë në ankth që të mos i mbingarkoja fëmijët e mi me gjëra të tilla përpara se të rriteshin mjaftueshëm për të krijuar mendimet e tyre të pavarura. Prandaj, tani do ta kuptosh më mirë se përse po të lartësoj në mënyrën më solemne të vërtetën dhe bukurinë e besimit të krishterë, ashtu siç rrodhi nga vetë Krishti, dhe pamundësinë për të gabuar në jetë nëse e respekton atë me përulësi dhe me të gjithë forcën e zemrës sate.
Edhe një gjë të fundit për këtë pikë. Sa më shumë të përpiqemi ta ndiejmë vërtet këtë besim, aq më pak jemi të prirur ta shfaqim atë me bujë përpara të tjerëve. Mos e braktis kurrë zakonin e shëndetshëm të thënies së lutjeve të tua private, çdo mbrëmje dhe mëngjes. Unë vetë nuk e kam braktisur kurrë këtë praktikë dhe kam ndier ngushëllimin e saj të madh.
Shpresoj se do të mund të thuash, edhe kur unë të mos jem më, se ke pasur një baba të dhembshur. Ti nuk mund ta tregosh dashurinë tënde ndaj meje më mirë, apo ta bësh atë më të lumtur, sesa duke përmbushur detyrat e tua me nder.
Babai yt i dashur,

Ajo që duhej saktësuar është fakti se Plorn nuk shkoi në Australi për të ndjekur universitetin, siç dominon narrativën e kësaj ndarjeje të shkrimtarit të madh me djalin. Në fakt ai nuk shkoi në universitet fare, por Dickens e dërgoi për të punuar në bujqësi/blegtori si jackaroo në zonat e egra australiane për shkak të problemeve financiare dhe dështimeve akademike të djalit.
Vlen të përmendet kontrasti i madh jetësor i kësaj letre. Ndërsa Dickens shkruan me një dashuri dhe dhimbje pothuajse poetike, dërgimi i Plornit, dhe djalit tjetër, Alfredit, në Australi ishte pjesë e një strategjie të rreptë të shkrimtarit për të larguar djemtë e tij nga Anglia pasi i konsideronte “të paaftë” ose “dembelë” për t’ia dalë mbanë në shoqërinë e lartë londineze. Ky dualitet, mes ankthit të vërtetë prindëror dhe pragmatizmit të ashpër viktorian, e bën figurën e Dickensit edhe më komplekse, duke e zbritur atë nga monumenti letrar direkt në tokën e kontradiktave njerëzore.
Kjo letër mbetet një nga dëshmitë më rrëqethëse të dritëhijeve të shpirtit njerëzor. Ajo na kujton se pas penës gjeniale që vizatoi fatet e Oliver Twistit apo David Copperfieldit, rrihte zemra e trazuar e një babai viktorian, një burrë i kapur mes dashurisë absolute prindërore dhe ashpërsisë pragmatike të një epoke që nuk falte dobësi.
Në secilën prej këtyre rreshtave, Dickens nuk po i lë djalit të tij thjesht një udhërrëfyes moral, ai po i dorëzon atij një pjesë të dritës së tij të brendshme, me shpresën se ajo do të bëhet mburojë kundër egërsisë së një bote të panjohur. Pasi, në fund të fundit, testamentet më të vlerësimshme nuk shkruhen mbi pasuri, por mbi parime, nuk maten me ar, por me atë përulësi të shenjtë që e bën njeriun të denjë për t’u quajtur Njeri. Ditët ikin, epokat ndryshojnë, por jehona e këtij këshillimi atëror mbetet e ngrirë në amshim, si një thirrje universale për të ruajtur dinjitetin edhe në skajin më të largët të botës.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Etiketat e lidhura

albert vatajCharles DickensEdward Bulwer Lytton Dickens
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 2 orësh

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.