Trifon Xhagjika mbetet versioni shqiptar i hebreut rus Osip Mandelstam

Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 DHJETOR 1963)

“Ka të ngjarë, që poeti Xhagjika të jetë poeti i vetëm i pushkatuar pas Luftës së Dytë Botërore në të gjithë vendet e Lindjes. Në ç’planet duhet të shkojnë poetët që të mos vriten me plumb…? E vërteta nuk vdes. As nga plumbi, as nga litari. Ajo mbetet monument nderi dhe i bën apel kujtdo që ëndërron dhe lufton sadopak për liri dhe demokraci. Poezia e vërtetë nuk mund të pushkatohet. Ajo gjallon në gojën, mendjen dhe zemrën e popullit, pa çka se ndonjë pushtetar e partiak e identifikon atë me djallin” (Xhevair Spahiu)

Nuk mund te kete poezi me disidente ne te gjithe periudhen e para 90′. Sigurisht Xhagjika nuk eshte poeti me madh i kesaj periudhe, por padyshim nje nga me te guximshmit dhe me drejteperdrejtit ndaj regjimit…

Trifon Xhagjika mbetet versioni shqiptar i hebreut rus Osip Mandelstam …

“ATDHEU LAKURIQ!”

Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashë Atdheun lakuriq
(vetëm, pa shokë e miq).
Mundohej të këpuste një degëz dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të rritur,
Por sa i vogël qenka !
As një degëz nuk e këpuste dot.
E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër,
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh !
Ndihmomëni të gëzoj
se nuk mundem:
Atdheu është lakuriq.
(1962)

SHKARKO APP