Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Franca nderon sopranon shqiptare, Ermonela Jaho me titullin prestigjoz “Chevalier des Arts et des Lettres”

Kultura E hënë, 25 Maj 2026 10:22
Franca nderon sopranon shqiptare, Ermonela Jaho me titullin prestigjoz “Chevalier des Arts et des Lettres”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Recitali i Ermonela Jaho në Gaveau më 24 maj 2026, shërbëtores së përulurtë të artit të madh, kulmoi kur ish-zëvendësdrejtor i Operas së Parisit dhe ish-president i Qendrës Kombëtare të Muzikës, i dorëzoi Ermonela Jahos stemën e Kalorësit të Urdhrit të Arteve dhe Letrave. Jaho nën peshën e kësaj madhështie, në eterin emocionues të këtij vlerësimi prestigjoz, i kujtoi të gjithëve se artisti, edhe kur festohet, mbetet para së gjithash në shërbim të muzikës. Ndoshta është kjo e vërtetë e vetëkuptueshme, më shumë se çdo efekt spektakolar, që i dha këtij recitali madhështinë e tij të vërtetë.
Ka zëra që këndojnë dhe ka zëra që lënë gjurmë në shpirtin e njerëzimit. Zëri i Ermonela Jaho i përket atyre pak mrekullive që nuk kufizohen brenda teknikës, famës apo triumfit artistik, por shndërrohen në përjetim, në dhimbje, në dritë dhe në të vërtetë njerëzore. Ajo nuk është vetëm një soprano e madhe shqiptare që pushtoi skenat më prestigjioze të botës, ajo është një fenomen shpirtëror i operës moderne, një prani që e ngre artin nga interpretimi në sakrificë sublime.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në kohë kur arti shpesh rrezikon të mbetet spektakël i ftohtë, Ermonela Jaho vjen si kujtesë se skena është ende vendi ku shpirti i njeriut mund të digjet për të bukurën. Çdo rol i saj është një ringjallje emocionale, çdo interpretim një akt dorëzimi total përballë fatit tragjik të personazheve që mishëron. Prandaj, nderimi i saj me titullin prestigjioz francez “Chevalier des Arts et des Lettres” nuk është thjesht një dekoratë e lartë shtetërore, por një përkulje e qytetërimit europian përballë një artisteje që e ka kthyer zërin në lutje dhe artin në përjetësi.
“Marrja sot e titullit Chevalier des Arts et des Lettres është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder thellësisht i dashur për zemrën time, aq sa Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin tim dhe, veçanërisht, për Dominique Riber, agjentin tim besnik prej kaq shumë vitesh, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si edhe për Jean-Philippe Thiellay, pasioni i mirëfilltë për operën dhe angazhimi bujar i të cilit e bënë të mundur këtë moment kaq të çmuar. Nuk mund të imagjinoja një ambient më të denjë për këtë ceremoni sesa të isha e rrethuar nga miq të sinqertë, entuziastë të artit dhe një publik që u dha kuptim të gjitha sakrificave të jetës së një artisti. E marr këtë dallim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit, Francë, që e pritët zërin dhe zemrën time me kaq bujari.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

I shprehim gjithashtu mirënjohjen tonë të sinqertë Ambasadorit të Shqipërisë, z. Dritan Tola, për koktejin e organizuar me këtë rast”, shkruan Ermonela Jaho në profilin e saj në Facebook.
Nderimi i saj më i fundit me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorëse e Arteve dhe Letrave), akorduar nga Ministria e Kulturës e Francës, është konfirmimi më domethënës i gjurmës që ajo po lë në historinë e artit botëror.
Për Jahon, skena nuk është një vend për t’u dukur, por një altar ku ajo sakrifikon veten për personazhin. Kur interpreton Violetën te La Traviata apo Cio-Cio-San te Madama Butterfly, ajo nuk aktron thjesht; ajo jeton dhe vdes emocionalisht në skenë, duke shpërfaqur gjithë fuqinë e saj vokale dhe duke u falur skenave më të mëdha operistike shpirtin e saj të madh.
“Muzika nuk është thjesht zbukurim, ajo është një operacion në zemër të hapur.” Kjo thënie e vetë Ermonela Jahos përmbledh më së miri rrugëtimin e saj artistik dhe aureolën e dritës që rrethon këtë madhështi interpretative.
Ky urdhër kalorësiak francez, me të cilin u nderua Ermonela Jaho, u akordohet personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e trashëgimisë kulturore botërore.
Ermonela Jaho ka një histori të gjatë dashurie me skenat franceze, veçanërisht me Opéra National de Paris dhe Théâtre des Champs-Élysées. Interpretimet e saj në repertorin francez, si Thaïs apo Manon, janë cilësuar nga kritika vendase si etalone të stilit dhe diksionit. Ky titull është mirënjohja e shtetit francez për një artiste që ka lartësuar artin e tyre kombëtar me të njëjtën natyrshmëri si një artiste vendase.
Sot, Ermonela Jaho konsiderohet gjerësisht si Cio-Cio-San më e arrirë e kohës sonë. Performanca e saj në Royal Opera House në Londër u cilësua nga The Guardian si “e mrekullueshme, e papërsëritshme në dhimbjen që përcjell”.

Skenat që ajo ka pushtuar janë fushëbetejat e fitoreve të saj legjendare: Metropolitan Opera, Teatro alla Scala, Royal Opera House, Opéra de Paris dhe Teatro Real. Këto nuk janë thjesht piketa të karrierës së saj operistike, por qiejt ku zëri i saj ka depërtuar thellë në shpirtin e publikut, duke i bërë ata të mos shohin vetëm një soprano, por të njohin përmes saj vetë Shqipërinë, të mishëruar në një zë që bart fisnikërinë e shpirtit tonë kombëtar.
Përveç titullit francez, ajo ka fituar çmimin prestigjioz International Opera Awards si artistja më e mirë e vitit sipas votës së publikut, si edhe International Classical Music Awards.
Kritikët ndërkombëtarë nuk e quajnë thjesht një “soprano”, por një tragédienne. Ndryshe nga shumë këngëtare të tjera që ruajnë me kujdes zërin, Ermonela Jaho rrezikon gjithçka në funksion të së vërtetës artistike.
Ajo zotëron një teknikë të rrallë të pianissimos, një këndim me zë të ulët, por të depërtueshëm deri në fund të sallës, që krijon një intimitet rrëqethës me audiencën.
Ermonela Jaho shquhet njëherësh edhe për një disiplinë të hekurt intelektuale. Përpara se të marrë një rol, ajo studion kontekstin historik, korrespondencën e kompozitorëve dhe profilin psikologjik të personazhit.

Kësisoj, Ermonela Jaho është një nga ambasadoret më të shkëlqyera të Shqipërisë në botë. Ajo ka dëshmuar se arti nuk njeh kufij gjeografikë dhe se nga një vend i vogël mund të lindë një talent me përmasa universale.
Titulli “Chevalier des Arts et des Lettres” nuk është vetëm një triumf personal për Ermonela Jahon, por edhe një moment krenarie për mbarë kulturën shqiptare, duke na rreshtuar denjësisht në elitën e qytetërimit europian.
Sot, kur emri i Ermonela Jahos shqiptohet me respekt në tempujt më të mëdhenj të operës botërore, Shqipëria nuk ndihet më një vend i vogël në hartën e kulturës universale. Përmes saj, ne kemi një zë që nuk kërkon mëshirë, por imponon madhështi; një artiste që nuk përfaqëson vetëm talentin, por fisnikërinë shpirtërore të një kombi të tërë.
Titulli “Chevalier des Arts et des Lettres” është më shumë se një kurorëzim personal. Ai është prova se arti i vërtetë nuk njeh kufij, gjuhë apo kombe, sepse buron nga thellësitë më të pastra të qenies njerëzore. Dhe Ermonela Jaho mbetet pikërisht ajo: një zë që nuk këndon vetëm për sallat e operës, por për kujtesën e njerëzimit.
Në fund, kur dritat e skenës shuhen dhe heshtja bie mbi teatrin, mbetet vetëm ajo që artisti ka arritur të lërë në shpirtin e botës. E Ermonela Jaho ka lënë diçka që nuk shuhet: një emocion që i mbijeton kohës, një dhimbje që bëhet bukuri dhe një madhështi që tashmë i përket përjetësisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

“Chevalier des Arts et des Lettres”albert vatajermonela jahoFranca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.