”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

Filmi artistik ‘Zgjoi’ i regjisores nga Kosova Blerta Basholli ka fituar tri çmime kryesore të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Sundance”.

Ai rrëmbeu trofeun e regjisores më të mirë, përfshirë filmi më i mirë dhe çmimin e publikut.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithe ne” – u shpreh Basholli përmes një video mesazhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. Rolin e personazhit kryesor, Fahrijes e luan aktorja, Yllka Gashi. Filmi  është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?