A e dini pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?

Rrallë herë jemi mësuar të shohim avionë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha.

Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:

Ngjyra e bardhë nuk fshihet

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?