Aksidenti i pazakontë!

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 minut në Gjermani. Siç shihet edhe në foto një automjet tip Volkswagen ka përplasur një kalë. Aksidenti u regjistruar në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Para incidentit, shoferi 57 vjeçar ka vërejtur një makinë që po vinte përballë për shkak të dritës, por nuk e ka kuptuar se përpara tij ndodheshin edhe dy kuaj. Ndërsa kali i vogël u plagos lehtë dhe u largua menjëherë, kali më i madh u përplas me xhamin e përparmë duke hyrë brenda.

Mjerisht, kali ngordhi në makinë. Shoferi u plagos lehtë dhe u dërgua në një spital në Gütersloh. Sipas policisë, kali i vogël u dërgua në një klinikë kafshësh për trajtim. Policia njoftoi të premten se dëmtimi i makinës vlerësohet të jetë rreth 10,000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?