FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arabia Saudite jep 1 miliardë dollarë për argëtim hapësinor

Qeveria saudite ka investuar 1 miliard dollarë në ndërmarrjet britanike Virgin Group të Richard Branson. Kontrata është përshkruar si, “partneritet i fluturimit në hapësirë, lëshimit të satelitëve dhe argëtimit në hapësirë”, mbështetur nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipërmarrja do të furnizojë tre kompani Virgin – Virgin Galactic, Kompania Spaceship dhe Virgin Orbit. “Ky partneritet me Virgin Group pasqyron hapat e mëdha që mbretëria po bën drejt vizionit për një ekonomi të shumëllojshme dhe të bazuar në dije”, tha Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Sipas Branson, investimi është shenjë e besimit nga bashkësia ndërkombëtare në të treja kompanitë. “Tani jemi vetëm disa muaj larg dërgimit të njerëzve në hapësirë dhe vendosjes së satelitëve rreth Tokës”, tha Branson. Marrëveshja mund të çojë në zhvillimin e një industrie argëtimi me qendër në Arabinë Saudite. Investimi është pjesë e një bashkëpunimi me biznesmenin, i cili vlerësoi reformat ekonomike dhe sociale nga Princi Salman. Më herët, Branson deklaroi investimin e tij në projektin e Detit të Kuq që ka si qëllim kthimin e 50 ishujve saudite në një destinacion turistik luksoz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?