Çoi makinën për ta shitur, e gjeti të mbushur me drogë

Një burrë dorëzoi makinën e tij në një kompani shitblerje, por u habit nga ajo që gjeti brenda kur e mori. Ruseell Page i dha makinën një punonjësi për ta provuar gjatë ditës dhe të nesërmen e gjeti të mbushur me drogë dhe gjysmë shishe verë. “E çova makinën për një kontroll të enjten, pasi e përdor për punë, së bashku me dy makinat e tjera. Isha me djalin tim 3-vjeçar dhe me gruan kur e mora, kur doli një punëtore femër që më tha se ka pak papastërti brenda për shkak të një keqkuptimi. Kur e hapa makinën, kishte erë të fortë kanabisi, pasi ishin dy canta me drogë dhe një me kokainë”, tha 32-vjeçari. Pas kësaj, menaxheri i kompanisë e ka telefonuar duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se mund ta kthejë makinën për të marrë një tjetër për kompensim. Menjëherë pas hetimeve, u zbulua se punonjësja 20-vjecare kishte kryer të gjithë rrëmujën në makinën e tij dhe ishte pushuar nga puna. Nuk dihet nëse policia u përfshi në këtë cështje, por nuk është raportuar asnjë arrestim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?