
Disney të martën njoftoi se gjatë këtij viti ka arritur të ardhurat më të lartë në histori. Në një raport të publikuar të hënën, tha se thesari i një nga studiot më të njohura të filmit në botë ka regjistruar të ardhurat më të larta në histori. Disney në vitin 2016, vetëm nga shfaqja e filmave në kinema, ka arritur të ardhura prej 7 miliard dollarë, transmeton AA. Sipas mediave amerikane, kjo është hera e parë në histori që një studio filmi ka arritur aq shumë të ardhura brenda një viti.