E pabesueshme! Afrikani zhvarros prindërit për një motoçikletë

Një afrikan përfundoi në prangat e policisë pasi po gërmonte të zhvarroste trupat e prindërve. Qëllimi i tij ishte të shkëmbente kockat e tyre me një motoçikletë.

Policia e Mozambikut kapi burrin e dyshuar në provincën Nampula. Përveç prindërve, ai po zhvarroste edhe trupin e xhaxhait.

Është raportuar se afrikani filloi të bënte këtë veprim pasi një biznesmen i premtoi se do i shiste një motoçikletë 300 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shefi më tha të kërkoja për kocka të njerëzve që kishin vdekur pa u sëmurë. Në këmbim, do më jepte një motoçikletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë shkova në varrezat e familjes dhe nxora kockat nga varret e babait tim, nënës e xhaxhait tim”, tha ai për BBC.

Thuhet se biznesmeni ka të bëjë me burime minerale, por nuk është konfirmuar ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?