I dërgonte 16-vjeçarit fotografi nudo dhe mesazhe, mësuesja fajëson nxënësit e tjerë

Një ish-mësuese gjimnazi në New Jersey që i dërgoi fotografi nudo një studenti mund të dënohet me 1 vit burg. Michelina Aichele, 30 vjece, u arrestua në tetor pasi u raportuan komunikimet eksplicite mes saj dhe një nxënësi 16 vjecar.

Mesazhet u dërguan me celular, email apo rrjete sociale në periudhën shkurt-tetor 2018. Ajo e pranoi fajin në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Somerset, por më parë thoshte që studentët i dërgonin njëri-tjetrit fotografitë e saj duke i marrë celularin fshehurazi.

Tashmë Michelina nuk mund të japë më kurrë mësim, do regjistrohet si pedofile dhe do jetë nën monitorimin e policisë për gjithë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?