Lajm i keq për admiruesit e kafshëve të egra

Admiruesit e kafshëve të egra që planifikojnë të vizitojnë ishullin Komodo për të parë hardhucat më të mëdha në tokë  në vitin 2020, do t’u duhet të rregullojnë planet e tyre të udhëtimit në Indonezi.

Sipas medias lokale, zyrtarë të qeverise do e mbyllin ishullin e famshëm  një vit për turistët.

Një raport nga gazeta  Indonesia’s Tempo, citon zëdhënësin e administratës provinciale Marius Jelamu të thotë se Komodo do të jetë i mbyllur nga janari i vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po pwrse kwrkohet të mbyllet një nga destinacionet turistike më të njohura të Indonezisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse planet për të kufizuar numrin e vizitorëve në Komodo janë diskutuar për muaj, Tempo raporton se mbyllja vjen si reagim i një sulmi në të cilin 41 hardhuca u morën nga  ishulli Komodo dhe u shitën nga 500 milion Rupi secila (rreth 35.000 dollarë).

Gjatë mbylljes, zyrtarët thuhet se do të fillojnë një program që synon rritjen e numrit të hardhucave duke mbrojtur habitatin e tyre.

Parku, aktualisht mirëpret një numër prej 10.000 vizitorësh në muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?