Luftojeni depresionin me vetëm një orë ushtrime fizike në javë

Përqindja e depresionit po rritet anë e mbanë botës, por hulumtimet e fundit nga shkencëtarët sugjerojnë se qoftë edhe një orë e vetme e shpenzuar në palestër brenda jave, mund të shërbejë si mbrojtës i fortë kundër sëmundjeve të shëndetit mendor, pavarësisht çfarë moshe keni apo cilës gjini i përkitni.

Një analizë me të dhëna të marra nga më shumë se 30.000 të rritur norvegjezë përgjatë 13 viteve, ka treguar se 12 për qind e rasteve të depresionit mund të parandalohen me një dozë modeste të aktivitetit fizik.

“Kjo është hera e parë që kemi qenë të aftë ta caktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik sa i përket reduktimit të niveleve të ardhshme të depresionit”, ka thënë autorit i këtij studimi, Samuel Harvey.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër e mirë e këtij studimi është se kanë zbuluar që ushtrimet fizike të çfarëdo intensiteti ju furnizojnë me atë masë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve mendore – prandaj nuk keni nevojë ta lodhni veten me orë të tëra për të përfituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumica e përfitimeve të shëndetit mendor nga ushtrimet fizike realizohen brenda orës së parë”, ka thënë Harvey.

Vetëm në Australi besohet se 1 milionë banorë janë të diagnostikuar me depresion, prandaj është e rëndësishme që ta luftojmë këtë sëmundje me çdo mjet të mundshëm – e një nga armët më të forta kundër sëmundjeve të shëndetit mendor janë ushtrimet fizike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?