FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mrekullitë ekzistojnë, përqafimi i vëllait binjak i shpëton jetën foshnjës së porsalindur

Mrekullitë egzistojnë dhe ky duket se është rasti i një foshnje në Angli.

Bëhet fjalë për një bebe të lindur para kohe nga një barrë binjake, të cilët mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar.

Dylan peshonte 900 gr ndërsa i vellai Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djemtë, nga Ërexham, Angli  kishin lindur 15 javë më herët dhe ndërsa gjendja e Deiniol u përkeqësua,  Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy fëmijët u futën bashkë në inkubator. Dhe disa orë më pas gjëndja e Deniol u përmirësua dhe mjekët i ulën dhe sasinë e oksigjenit në 50%.

Nëna Hannah Zimunya e cila ka dhe tre fëmijë të tjerë,  beson se ishte djali i saj Dylan që i shpëtoi jetën të vëllait Deiniol, thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje pasi binjakët u ribashkuan në inkubator.

“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, është shprehur nëna për BBC.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?