Mushkonjat-tigër sterilizohen nëpërmjet rrezatimit

Mushkonjat-tigër mbeten një sfidë globale për përhapjen e viruseve tropikale në mbi 130 shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia për Energjinë Atomike po studiojnë një teknikë të re rrezatimi që shpresohet se do të ulë numrin e insekteve të infektuara.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike po studion një metodë për zhdukjen e mushkonjave që bartin viruse tropikale si ethet e verdha apo zika.

Sterilizimi përmes rrezatimit mendohet se do të asgjësojë epidemitë e shkaktuara nga insektet që prekin mbi 4 mld njerëz në mbi 130 shtete të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mushkonjat-tigër nuk mund të kontrollohen me teknologji të tjera. Me teknikën tonë, ne do të lëshojmë në natyrë meshkuj sterilë që do të fekondojnë femrat e infektuara dhe do të krijojnë embrione sterile,” deklaron shkencëtari Jeremy Bouyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdorimi i rrezatimeve te insektet është një metodë e përdorur prej 60 vitesh, por energjia nuk është radioaktive ndaj nuk e dëmton mjedisin.

“Rastet e malaries kemi arritur t’i mundim nëpërmjet dezinfektimit, ndërsa mushkonjat-tigër janë një sfidë, pasi të pickojnë ditën, vezët e tyre mbijetojnë në mungesë lagështie edhe për disa muaj, dhe këto insekte mund të jetojnë në shtëpi ose edhe të udhëtojnë bashkë me ju,” deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Teknikat e sterilizimit do të testohen vitin e ardhshëm në Brazil, Meksikë, Gjermani dhe Kubë, ndërsa deri tani ka qenë efektive për 90 për qind të insekteve ku është provuar më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?