Pakistani mbjell 1 miliard pemë

Pakistani ka mbjellë rreth 1 miliard pemë në gusht të vitit 2017, disa muaj përpara afatit të paralajmëruar. Tani, kodrat e krahinës veriperëndimore të vendit në Khyber Pakhtunkhwa janë të mbuluara me pemë të reja. Projekti masiv i ripyllëzimit – i quajtur “Cunami i një bilion pemëve”, ka arritur të mbjellë 350,000 hektarë tokë me pemë duke ndihmuar gjithashtu rigjenerimin natyral, në përpjekje për të rikthyer pyjet e varfra të krahinës dhe për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike. Dekadat e prerjes dhe fatkeqësitë natyrore kanë reduktuar në mënyrë drastike pyjet e Pakistanit. Shifrat për mbulimin e përgjithshëm të pyjeve të vendit variojnë midis rreth 2% dhe 5% të sipërfaqes së tokës. Megjithatë, Pakistani ka një nga nivelet më të ulëta të mbulimit të pyjeve në rajon. Pakistani është midis 6 vendeve të prekura më shumë nga ngrohja globale. Khyber Pakhtunkhwa kishte humbur zona të mëdha drurësh për shkak të prerjes masive dhe rrëshqitjes së dherave. Në 2016-n, përmbytjet e shpeshta goditën provincën, duke vrarë dhjetëra njerëz. Projekti kushtoi 169 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?