Putin zbulon Zirconin, raketën “e pakapshme”

Ndërkohë që Koreja e Veriut i premton opinionit publik “dhurata” për Krishtlindje, Rusia i paraprin ato duke deklaruar se versioni tokësor i një gjenerate të re raketash po testohet, duke mundësuar për herë të parë një epërsi ushtarake ruse në një teknologji që forcat e rivalit të përhershëm amerikan ende nuk kanë zhvilluar.

Bëhet fjalë për raketën supersonike 3M22 Zirkon, që me rrezen e saj deri në 1000 kilometra dhe shpejtësinë deri në Mach 9, premton të jetë i pakapshëm nga çdo radar i vendeve perëndimore.

Testimet supersekrete për ketë armë kanë filluar në 2012, por sipas burimeve vetëm në 2016 at kanë dhënë përgjigje pozitive. Në shkurtin e 2019, vetë Putin e zyrtarizoi testimin e suksesshme nga ajri dhe deti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ditën e djeshme gjatë një takimi me krerët e ushtrisë ruse, presidenti Putin njoftoi se është pothuajse gati edhe versioni tokësor i raketës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një teknologji të tillë, por deri më tani nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar mbi përparime domethënëse në këtë.

Zircon me shpejtësinë e tij krijon një ”mburojë” dhe sipas krijuesve të tij e zhduk edhe nga radarët më te sofistikuar të forcave NATO, ndërkohë që raketa mund të komandohet edhe me distancë, duke ndërruar drejtimin fillestar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?