Saharaja, një vend i gjelbëruar dhe i populluar nga njerëzit 5000 vjet më parë

Dikur, rreth 12000 dhe 5000 vite më parë, Saharaja ka qenë e populluar dhe e mbuluar me gjelbërim të dendur, sipas ADN-së, ku ndodhet e shkruar historia e migrimeve njerëzore.

Këto të dhëna dalin sipas një studimi të kryer nga një grup ndërkombëtar biologësh të drejtuar nga Fulvio Cruciani, i universitetit “Sapienza” në Romë dhe që është publikuar në revistën shkencore “Genome Biology”.

Për të rindërtuar rrugën e evoluimit njerëzor në Sahara, studiuesit kanë përdorur një teknikë moderne të segmentimit gjenetik, me të cilin kanë analizuar më shumë se tre milionë gërma të ADN-së në 104 individë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autorëve të këtij kërkimi më shumë se 5000 vite më parë, në periudhën e holocenit, Saharaja ishte një tokë pjellore dhe nuk përbënte një barrierë gjeografike për lëvizje të mundshme në drejtim të brigjeve të Mesdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Beniamino Trombetta, i departamentit të bioteknologjisë “Charles Darwin” në “Sapienza” dhe bashkautor i këtij studimi, “kjo analizë ka evidentuar spostime të konsiderueshme që kanë ndodhur në të gjithë pellgun e Mesdheut, që kanë përfshirë lëvizje antike të popullsisë njerëzore nga Evropa në Afrikë dhe anasjellas”.

“Një e dhënë kjo që tregon se si kontaktet mes këtyre dy rajoneve kanë ekzistuar që prej kohëve prehistorike”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?