Shampanjë për të gjithë! Manjati paguan 150 mijë euro në klub

Faturë e ezagjeruar në lokalin e Flavio Briatore në Porto Cervo, Itali, për një manjat amerikan.

Milioneri, me pushime në Nuova Sardegna, ka paguar plot 150 mijë euro, nga të cilat 2/3-at e pagesës ishin për shishe shampanje, gjatë fundjavës.

Amerikani i pasur ka porositur në tavolinën e tij një shishe “Mathusalem” di Cristal (gjashtë litroshe), me çmimin e 30 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas erdhën në zonën privé dy karrige mbi supe në formën e piramidës, me 50 shishe Dom Perignon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ardhja e shisheve, u shoqërua nga kolona zanore e filmit ‘Rocky’, ashtu siç është tradita e lokalit.

Manjati u tregua ‘bujar’ edhe në drejtim të të pranishmëve të tjerë që ndodheshin atë natë në diskotekë, me ‘bulëza për të gjithë’.

Shampanja u konsumua në dy mbrëmje, të cilat për amerikanin u përmbyllën me blerjen e një xhakete me lëkurë krokodili në butikun vendas.

Fatura finale ishte plot 150 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?