Shkon me kanabis në stacionin e policisë, ankohet për cilësinë e drogës

Një burrë shkoi me qese kanabisi në një stacion policinë në Dublin për tu ankuar se droga nuk ishte e cilësisë së mirë.

Arthur Liwembe u arrestua menjëherë pasi shkoi në polici vullnetarisht me drogën në dorë.

33-vjeçari u deklarua fajtor për posedim të paligjshëm droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave, gjyqtari John Hughes tha se sjellja e Liwembe ishte e palogjikshme dhe tregues i një psikoze të shkaktuar nga kanabisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qesja kishte kanabis me vlerë 10 euro.

Ai i tha policisë se besonte se droga nuk ishte e një cilësie të mirë. Pasi u kontrollua nga policia iu gjet edhe një thikë me vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?