Universiteti hap varre për studentët, mos u shokoni për arsyen

Projekti i një Universiteti në Holandë, hap varre për studentët për të reflektuar mbi jetën dhe vdekjen. Një projekt i quajtur “Momento Mori” (e përkthyer në shqip, “mos harroni se do të vdisni”), është nisma më e re e ndërmarrë nga Universiteti Radboud i qytetit Nijmegen i Holandës. Ky projekt, ofron një zgjidhje të re për ata që luftojnë me sfidat e përditshme të jetës studentore dhe pasigurisë për të ardhmen, në një “varr pastrimi”.

“Varri i pastrimit”, është një vrimë e hapur në tokë në kopshtin prapa kishës studentore. Në brendësi të varrit ndodhet një mbulesë e përshtatshme për joga dhe një jastëk, për ta bërë më të rehatshëm aktin e meditimit.

Studentët që dëshirojnë ta provojnë eksperiencën në “varr”, duhet të rezervojnë nga 30 deri në 3 orë. Duke qenë se projekti po konsiston në diçka të vërtetë dhe larg botës virtuale, telefonat dhe mjetet e tjera teknologjike janë të ndaluara gjatë seancës. John Hacking, i cili është dhe autori i idesë, mendon që ky projekt do ti ndihmojë të rinjtë që të vlerësojnë bukuritë e jetës dhe të përballen me të papriturat që ajo sjell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?