Home Aktualitet Kush e vrau M...

Kush e vrau Martin Bardhin? Del një pistë e re, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi: S’kemi lidhje

40
0

Kanë kalaur 24 orë, dhe vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhit, vijon të mbetet pa autor. Në komisariat janë shënuar 10 persona, mes tyre dhe Saimir Reçi e babai i tij, me të cilët Martin Bardhi ishte në konflikt. Ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Pasi u morën në pyetje, të gjithë u lanë të lirë. Anëtarët e fisit Reçi mësohet se kanë mohuar përfshirjen në atentat.

Bardhi u ekzekutua me breshëri automatiku teksa ndodhej i ulur në lokalin e tij paraditen e së martës, në shoqërinë e 3 personave që mbetën të plagosur. Teksa autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, pista kryesore e policisë është ajo e hakmarrjes.

Martin Bardhi kishte pak kohë që liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin e dështuar, pikërisht ndaj Saimir Reçit. Një tjetër pistë hetimi është dhe aktiviteti jashtë shtetit, i djalit të tij. Dyshohet se i riu është i përfshirë në trafikun e drogës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit