56 studentë të Akademisë së Policisë u helmuan, reagon drejtori Skënder Hita
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Policisë.
“Për helmimin u informuam dje dhe morëm masat për të gjithë studentët. Arrestuam 2 prej personave përgjegjës dhe u shpall në kërkim administratorja. Bllokuam në bashkëpunim me AKU ushqimin”, tha Hita.
56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.
KOHA JONË SONDAZH

